”Në radhë të parë të falënderoj për gjithë përkushtimin dhe sakrificën në një fushatë jashtëzakonisht të vështirë siç ka qenë ajo e 25 Prillit, përballë një regjimi që nuk kurseu asgjë për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe ky është, mos të harrojmë, ky është themeli i gjithë fatkeqësive që përjetojnë sot shqiptarët, nga këtu ku jemi në kërthizë të kryeqytetit deri në fshatrat më të largëta të vendit. E përjetojnë më shumë gratë dhe prapë nga qendra e qytetit, nga familjet e shtresës së mesme apo edhe mbi shtresën e mesme deri tek familjet e varfra pastaj përfytyroni. Unë e di se çfarë do të thotë, nuk po flas me teori dhe as nuk po flas duke lexuar statistika, çdo të thotë të kujdesesh për fëmijët në mëngjes, ti bësh gati, ti ushqesh, ti nisësh për shkollë, të bëhesh gati të nisesh vetë për në punë, të kujdesesh për punën, për përgjegjësitë që ka puna, ndërkohë pastaj të presësh kthimin e këtyre, të sigurosh ushqimin e tyre, të presësh bashkëshortin me apo pa punë, të kujdesesh për gjithë familjen ditë pas dite, gjë që nuk pushon as të shtunën e as të dielën dhe ta fillosh prapë javën kështu, e muajin e vitin. Prandaj edhe e kam thënë dhe nuk ka qenë çështje fushate, po e përsëris, kam disa prej zonjave këtu kanë qenë të pranishme, që përparimi, shkalla e përparimit dhe mirëqenies së një shoqërie tregohet tek kujdesi që ka për gruan. Kujdesi për gruan nuk është kortezi, nuk është të jesh kavalier, është esenca e mirëqenies së shoqërisë, sepse gruaja duke qenë bashkëshorte dhe nënë është treguesi më i mirë i shkallës së emancipimit dhe të mirëqenies së shoqërisë. Dhe kjo është arsyeja pse merren masa pro aktive, masa që ndoshta ndryshe nga çdo fushë tjetër, ku ne, qendra e djathtë besojmë te individi si baza e një familje të fortë dhe një shoqërie të fortë dhe te shteti i vogël që nuk ndërhyn, nuk të futet kudo në jetë, këtu shteti ka një rol të madh për të luajtur, këtu shteti duhet të ndërhyjë, që aty ku nuk është të jetë. Fjala bie, aty ku nuk është me ligj barazia e pagave të jetë dhe aty ku nuk zbatohet të zbatohet, se edhe kur është me ligj barazia e pagave meqë ra fjala, nuk zbatohet. Nuk zbatohet. Apo të tjera aspekte të diskriminimit ndaj gruas, ndaj vajzave, në kuptimin e paragjykimeve. Apo le ta themi haptazi, se nuk është më koha për të, e kemi lënë mbrapa kohën të gënjeshtrave, të hipokrizisë të gjysmë të vërtetave, e seksizmit në shoqëri që është kthyer në një problem të tmerrshëm në veçanti për vajzat, për gratë e reja që duan të punësohen apo të mbajnë një vend punë.”
Kryesore
Continue to the categoryIndeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dekadave të fundit, por niveli i lumturisë në moshën e mesme (45-59 vjeç) ka...