Basha: Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë. Sa më parë të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Kukësit ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Basha tha se, sSa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!

Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!”, u shpreh BAsha.
#PotëDëgjoj

Exit mobile version