Basha: Kuponi tatimor, vegël e qeverisë për t’ju mbajtur nën presion

Basha u shpreh gjatë bashkëbisdimit me opratorët turistikë në Sarandë se, kuponi tatimor është vegël e qeverisë për t’ju mbajtur nën presion.

“Kasa dhe kuponi janë preteksti. Keni Korfuzin përballë ka një situatë të tillë me biznesin e vogël, që shumica janë biznese familjare?! Absolutisht jo!

Kuponin e japin me dorë. Është kështu apo jo? Është e qartë se kjo është një vegël e pushtetit për t’ju mbajtur ju nën presion dhe për t’ju vjel e për t’ju mjelë.

Prandaj kasa fiskale, e them edhe një here e kemi vendosur ne kasën fiskale, e kemi vendosur ne edhe detyrimin për kolaudim, por këta e kanë marrë dhe e kanë kthyer nga një instrument të transparencës financiare në një instrument të vjedhjes.

Prandaj hapi i parë do të jetë kasa fiskale, detyrimi për të transmetuar të dhënat në Ministrinë e Financave do të zhbëhet dhe detyrimi për të kolauduar kasën në mënyrë vjetore me shuma që do të arrijnë më shtrenjtë se kolaudimi i automjetit do të anulohet.

Nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngjesi deri në darkë tek biznesi i vogël për kërkuar faturat, kuponat dhe mbi bazën e tyre për t’ju gjobitur dhe për t’ju terrorizuar”, u shpreh Basha.

Exit mobile version