Basha: Ky është baba i korrupsionit, nona e korrupsionit, e keqja që ka zënë për fyti socialistë e demokratë!

REPLIKA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA GJATË SEANCËS SË KUVENDIT

Ka njeri këtu që nuk e di atë anektodën e atij zyrtarit që i tha: Autostrada duhet të kishte dy korsi, ku i ka dy, tha? Ja, ku i ka, – tha. Po ura tha ku është? Ja, tha, ku është ura. Po mirë more zotërinj, ai projekt me ndihmën gjeneroze të taksapaguesve italianë, siç e dini fare mirë apo jo? Si quhej programi i italianëve? Programi i italianëve si quhej, të kujtohet? Programi, programi se e financuan italianët? Si? Po, pikërisht, ai program i dha lekët për rrugën, aq sa dha dhe u bë ajo rrugë, po tetë vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugët anësore dhe ato dy mbikalime apo katër mbikalime ti përfundonit?

S’është puna kam të drejtë unë, apo ke të drejtë ti, puna është që përgjigja është këtu, shikoje pak, shikoje, Zambia-Shqipëria, këtu është përgjigjja. Shikoje pak këtu sipër, e dyta në botë për nivelin e ryshfetit. Shiko këtë tjetrën, tre herë me i lartë se në 2013, shiko burimin Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ja ku është përgjigjja. Me çallmë, pa çallmë ja ku është përgjigjja. Urdhëro, fokusoje zotëri ta shohin shqiptarët. Kjo është përgjigja, kjo është përgjigja.

Ja ku i ke rrugët anësore të autostradës, ja ku i ke mbikalimet e papërfunduara të autostradës, ja ku i ke, ato janë aty. Ku i ke taksat e rritura, ku i ke faturat e dritave të rritura? Sa veta ke në zonën tënde elektorale nën dhe, sepse vranë veten në qeli, ose për një bisht cigare hashashi ndërkohë që ministri i brendshëm bënte kërdinë, ose për një faturë energjie? Më vjen shumë keq, ndoshta nuk janë në zonën tënde elektorale, por të siguroj unë që janë në nënprefekturën e Lushnjës.

Në qoftë se ti nuk e konsideron si përgjegjësi tënde apo s’ta kanë caktuar është punë tjetër. S’dua t’i përmend emrat se s’dua të gërric zemrat e nënave dhe baballarëve që shpresoj të jenë gjallë e mirë. Kështu që përgjigjen për veprat e munguara në Shqipëri dhe për gjëmat e regjimit e ke këtu, e ke të freskët midis Zambias dhe këtij tjetrit me çallmë, Shqipëria e dyta në botë për nivelin e ryshfetit. Tre herë më lartë se në vitin 2013. Ky është baba i korrupsionit, nona e korrupsionit, e keqja që ka zënë për fyti socialist e demokratë dhe fermerët e Divjakës, Lushnjës, Xarës, Velipojës, Devollit gjithë Myzeqesë dhe anembanë Shqipërisë.

Exit mobile version