“Lajmi i mirë është që qeveria është në panik nga SPAK.” – kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, në emisionin 3D të gazetarit Alban Dudushi.
“Ky është një lajm që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, një vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjit. Mund të jetë ky kryeministër sot, mund të jem unë nesër, e rëndësishme është kryemnistrat duhet ta kenë frikë ligjin, Dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur këto 34 vite.” – vijoi më tej Basha.
Basha: Qeveria po bën gjithçka për të penguar SPAK-un dhe lajmi i mirë këtu është që qeveria është në panik, kryeministri është në panik pavarësisht të kryemnistrit aktual. Ky është një lajm që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, një vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjit. Mund të jetë ky kryeministër sot, mund të jem unë nesër, e rëndësishme është kryemnistrat duhet ta kenë frikë ligjin, Dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur këto 34 vite.
Ju e dini fare mirë që ka kohë që kryeministri nuk firmos aktet e qeverisë. Shenjë paniku është kjo. Ka dy dimensione paniku, paniku nga drejtësia, paniku nga verdikti politik. Është e pamundur që një qeveri të cilës i kanë plasur kaq shumë skandale, që ka kaq shumë nga zëvendëskryeministri në arrati, në kërkim ndërkombëtar, tek ministra nën hetim dhe një pjesë e madhe kanë shanse për t’u dënuar, një pjesë të dënuar tashmë dhe figura kryesore të mazhorancës. Është e pamundur që e gjitha kjo të jetë një ngjarje rastësore, rrethanore, ku kryeministri është diku në udhëtim në një ekspozitë dhe e shikon këtë nga jashtë. Kjo është përshtypja që do të lërë kryeministri. Fakti është që kryeministri është kokë e këmbë brenda. Fakti është që kryeministri është më i personaliziar më shumë se kurrë në këto 34 vite, ka tejkaluar gjithçka. Ne themi “Berishizmi”, por “Ramizmi” në këtë kuptim është përqendrimi total i pushtetit. Dhe padiskutim në një rast të tillë, është bindja ime, përtej kostos politike që ku ishe ti kur hanin këta kumbulla dhe dardha, çfarë bëje ti? –i vizatoje këta? Sigurisht që jo, se nuk mund të sillesh si një turist. Se edhe një ambasador e kuptojn që kur ke gjithë këta bashkëpunëtorë problematik, ka dy mundësi, ose ti je out fare s’bën për këtë punë, ose ti je pjesë e kësaj.