Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se, Shqipëria do të duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian, Francesko Becchetti vetëm për shkak të luftës personale që ndezi ndaj tij kryeministri Edi Rama.
Kur kanë mbetur vetëm 21 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit, Basha ka renditur tek “100 dështimet e Ramës në tetë vite”, lajmin më të fundit që tronditi shqiptarët në këtë moment krize.
“Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me siëprmarrësin italian Francesko Becchetti? 40 milionë euo, 70 milionë euro apo 110 milionë euro?
110 milionë euro! Për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit “Agon”, shkruan Basha në Instagram.
Në vijim Basha citon Zërin e Amerikës që shkruan: “Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do t’i paguajë Becchettit, 110 milionë euro”.