Basha: Luksi në Kryeministri, me sauna, palestër e restorant privat, u bënë nga “Fusha” për 5 milionë euro

Kryetari i opozitës ka denoncuar në konferencë për shtyp aferën mafioze të Ramës për prishjen e Teatrit Kombëtar. Basha tha se vendimi i parë i Ramës kur u bë Kryeministër ishte rikonstruksioni i godinës së qeverisë. “Godina u bë me sauna, palestër dhe restorant privat nga kompania “Fusha” dhe u shpenzuan plot 5 milionë euro”, tha Basha.
“Historia për Teatrin ka nisur 20 vjet më parë. Dhe duhet t’ua themi 18-vjeçarëve se 20 vjet më parë ky Edi Ramë nisi procesin për të shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe që u ndal me vullnet politik dhe ishin kryeministra socialistë.
Tani ka hedhur hapat për të realizuar ëndrrën e tij. Është projekt mafioz së pati kënaq etjen e tij për para, se janë mbi 205 milionë euro, një shumë që nuk ta rraok mendja, më shumë se buxheti i mbrojtjes i vendeve të NATO-s dhe po ashtu, edhe një çështje inferioriteti, urrejtje ndaj artistëve. Pasi ka shkatërruar tre palë zgjedhje, ka kapur Prokurorinë e Përgjithshme, çdo media pa përjashtim, pasi ka vënë të gjitha asetet publike me PPP dhe tendera korruptivë në duart e 5 klientëve të tij, kjo është përfundimtarja për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë, se sulltan nuk mund t’i them.

Pse e themi këtë? Nëse lejojmë një ligj special për të shkatërruar një pronë publike dhe për t’ia dhënë një aktori të dyshuar 205 milionë euro pa gara, ky njeri nesër mund të bëjë gjithçka.
Sapo erdhi në qeveri ai rregulloi godinën e kriyemnistrisë, me sauna, palestër e restorant privat, u bënë nga “Fusha” për 5 milionë euro.
Afera kishte një vlerë prej 5 milionë eurosh. Ne i kërkuam se si i beri keto punë dhe Rama nuk dha asnjë përgjigje.
Nga informacionet tona keto punime u kryen nga Fusha SHPK.
Pas kësaj ai ka marrë 80 milonë euro tendera publike dhe 125 milonë euro koncesion.
Ky ështe fakti i pare
Fakti i dytë është: Në shkurt 2016 Fusha u bë pronar i një prone afër teatrit. Pak me vonë Edi rama e pergjysmoj vleren e tokës tek teatrin nga 1 milone e 200 mijë për meter e çoi tek 600 mijë lekë
Në vitin 2000 teatri ka qenë pjesë e ansamblit monumental të Tiranës
Me 12 prill 2017 e ka hequr teatrin nga zona e mbrojtur
Dhe se funde zbulohet mashtrimi tjetër se prona e marrë në Shkurt 2016 nuk është kufitare me teatrin siç pretendohet në ligj për të justifikuar grabitjen e teatrit”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Exit mobile version