Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur dhimbjen e thellë për tragjedinë që goditi Tetovën mbrëmjen e së mërkurës nga rënia e zjarrit në spitalin Covid.
“Pikëlluese lajmet e hidhura që vijnë nga Tetova, shkruan Basha në Twitter. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
“Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!”, shkruan kreu i opozitës.