Basha mbërrin në Thumanë ku shumë njerëz ndodhen nën gërmadhat e dy pallateve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në Thumanë, ku raportohet se ka shumë dëme nga tërmeti.

Thumana ka qenë një prej zonave që është goditur më rëndë, nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.

Nga terreni raportohet se ka ende shumë njerëz nën gërmadha, që kërkojnë ndihmë.

Një prej të mbijetuarëve thotë për mediat se nën rrënojë ka mbetur, gruaja, vajza e mbesa e tij.

I tronditur dhe i plagosur ai thotë se është nën ankth dhe kërkon ndihmë sa më të shpejtë për të shpëtuar familjarët.

Mbesa e vogël nën rrënoja, bërtet e trembur dhe kërkon të atin. Gjithashtu ai thotë, se nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.

auto WhatsApp Image 2019 11 26 at 05.50.241574747851

2

auto thumana1574745584

auto thumana1574743878

Artikulli paraprakTërmeti rrafshon pallatin 6 katësh në Durrës, nxirret nga rrënojat një i pajetë, situatë dramatike në Thumanë
Artikulli tjetërTjetër tërmet i fortë godet vendin, me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter