Basha me biznesin: Pandemia ekonomike po zëvendëson pandeminë e virusit, situata dramatike

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël, pas të cilit ka folur për mediat. Basha tha nga selia e PD se mbështet kërkesat e biznesit të vogël dhe e gjithë vëmendja duhet të kthehet tek ky biznes.

Kreu i PD akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për gjendjen dramatike siç e cilësoi ai të biznesit të vogël dhe foli për një pandemi ekonomike.

“Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët jo tek njerëzit jo te biznesi i vogël. Biznesi i vogël përbën bazën e ekonomisë shqiptare. Paratë që ka paguar gjatë vitit, taksat duhet t’i kthehen sot. Sot ka nevojë më shumë se kurrë për një paketë të qartë masash.
Biznesi i vogël po vuan dhe nga masa arbitrare siç është fatura afrofe. Në vend që të ndihmohen siç po i ndihmon çdo vend i rajonit, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme. Paratë e taksave të shqiptarëve po shkojnë tek oligarkët jo atje ku ka nevojë tek biznesi i vogël. Situata është dramatike. Mbështesim kërkesat e biznesit të vogël.

Zhytja e biznesit të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Vëmendja jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike 2020 që po zëvendëson pandeminë e COVID. Ka një shkaktar për këtë, kryeministri dhe kjo qeveri. Biznesi i vogël nuk kërkon lëmoshë por të mbështetet nga taksat. Taksat përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek një grusht oligarkësh me të cilët kjo qeveri ndan favoret”, deklaroi Basha.

Exit mobile version