Basha me biznesmenët e Durrësit: Biznesi po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka nisur takimin me biznesmenët e Durrësit në kuadrin e turit “Rrugëtim për Shqipërinë”. Basha u shpreh se, sektori i biznesit ndodhet në luftë për mbijetesë. “Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë.

Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë. Ne jemi për talsa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë”, tha Basha

Bizneset shprehin shqetësimet për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit. Të ketë reformim të inspektoriateve, jo të na vijnë 30 lloje inspektorësh.

“Po tregohemi me gisht si qëndra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”, tha Basha.

Exit mobile version