Kryetari i PD, Basha ka pritur në zyrën e tij analistin amerikan, Daniel Serwer. Erëer është një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve në rajon, por edhe një ish-drejtues në administratën amerikane.
Ai ka mbërritur në Shqipëri dhe ka folur rretrh sfidave me të cilat po përballet rajoni dhe Shqipëria.
Postimi i Bashës
Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës.
Pata kënaqesinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët.
Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE.