Basha me demokratët e degës 2 në Tiranë: Kush mbështet Ramën, ka Berishën dhe Metën paketë

Gjatë takimit me demokratët e degës 2 në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se sot ka një shpresë, një opozitë dhe ajo është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sipas tij, këtë e kanë kuptuar nga Edi Rama te Sali Berisha, te Ilir Meta, që janë bërë bashkë për të mbrojtur interesat e pakicës.

“Kjo do të thotë të zgjedhim të ardhmen! Këtë e kanë kuptuar edhe ata që sot janë e shkuara, nga Edi Rama te Sali Berisha, te Ilir Meta e kushdo tjetër. Prandaj e them, sot ka një shpresë , një opozitë, partia demokratike e Shqipërisë. Dhe të gjithë këta të tjerët janë bërë bashkë, aq sa ç ‘janë, për të mbrojtur interesat e pakicës. Një pakice absolute, që nuk përfaqëson më asnjë grup popullsie, as socialistët e ndershëm. Është kështu apo jo? Edhe socialistët e ndershëm, edhe ne zonën tuaj, janë jashtë këtij realiteti kriminal, ekonomik dhe politik, i cili zotërohet nga një grusht njerëzish. Kjo s’është demokraci! Kjo nuk është liri tregu, kjo nuk është liria, demokracia për të cilën u ngritëm përpara 32 vitesh. Por ky është kulmi i një virozë, e cila s’është e vërteta, shenjat filloi t’i jepte edhe kur ishim ne në pushtet” – u shpreh Basha.

 

Artikulli paraprak“Treshja do të mbajë Shqipërinë peng”, Basha: Njëri koordinon sulmin, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD-së
Artikulli tjetër“Zgjedhim të Ardhmen” është vendim shumë i madh, Basha: Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh