– Basha me demokratët e Tiranës: Masakra zgjedhore nuk na ndal. Ne jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi sepse jemi partia e shqiptarëve që bën gjithçka për ta
– Basha: Bashkë me shumicën e shqiptarëve do të luftojmë me gjithë forcën tonë për të rrëzuar regjimin Rama-Doshi dhe për të ndryshuar Shqipërinë
KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME DEMOKRATËT E DEGËVE 4,5,8 DHE 9 NË TIRANË
Njësia 5
Faleminderit zoti kryetar për këtë pritje shumë të veçantë! Faleminderit zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra të degës numër 5, ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje kaq të ngrohtë!
Fjala e parë që kam për ju pas grupseksioni, është miërënjohj me e thellë për sakrificën tuaj, për punën tuaj, për shkollën politike që keni ndërtuar me një sakrificë vetmohuese dhe me një mençuri unike në këtë zonë. Që në kushtet e 25 prillit, në kushtet e masakrës zgjedhore që për nga volumi dhe shumëllojshmëria e instrumenteve ja ka kaluar çdo manipulimi zgjedhor të këtyre viteve pikërisht këtu, Partia Demokratike e Shqipërisë, ju strukturat, demokratet dhe demokratët e kësaj strukture arritët jo vetëm të qëndronit, jo vetëm t’i ofronit betejë kësaj masakre zgjedhore, po të korrnit një rezultat rekord për të cilin ju jam mirënjohës dhe që e di që ka ardhur me një çmim të lartë sakrifice, nuk ka ardhur si një dhuratë nga qielli.
Ka ardhur me një çmim sakrifice personale të gjithsecilit prej jush, të familjarëve tuaj, të demokatëve që keni udhëhequr në këtë betejë, sepse jo vetëm beteja ishte në kushte të pabarabarta, diçka e ditur dhe e parashikuar dhe e parathënë nga ne kohë para se të niste, por se si asnjëherë tjetër i pari i këtij regjimi politiko-oligarkiko-kriminal, i cili që në fjalën e tij të parë e ka bërë të qartë se nuk i njeh rregullat e pluralizmit, se nuk e njeh trajtimin e kundërshtarit politik si të tillë, zbatoi në të gjithë këtë periudhë dhe vazhdon të zbatoj pas 25 prillit ndaj demokratëve dhe mbështetësve tanë, ndaj të gjithë aktivistëve dhe pjesëmarrësve në fushatë, qofshin keta edhe të majtë apo socialistë që zgjodhën haptazi ose jo të mbeshtesin Partinë Demokratike.
Sot ndodhem para jush në kushtet e një gare të brendshme statutore për kryetarin e Partisë Demokratike, një garë e cila po zhvillohet ndërkohë që Shqipëria po përjeton shokun dhe tronditjen e 25 prillit, e një procesi i cili në vetvete përbën hapin e fundit të regjimit për asgjësimin e demokracisë.
E keni dëgjuar besoj shprehjen masaker zgjedhore dhe nuk është një togfjalësh, por është permbledhja më koncize e shtrirjes kapilare të gjithë fenomeneve katalogu i të cilave është tepër i gjatë për tu përmendur, por që përvoja juaj personale ju bën t’i veçoni ato përmes shembujve konkretë shumë më mirë se sa ç’mund të bëja unë duke i sintetizuar nga kjo foltore. Gjithsecili prej jush në këtë sallë i ka sjellë me vete shenjat e betejës që keni bërë, gjithsecili prej jush në këtë sallë e di fare mirë domethënien e dy konstatimeve kryesore të raportit fillestar të OSBE ODIHR-it, blerjes masive të votës por akoma më keq, shkrirjes së shtetit me partinë shtet. Përdorimin e çdo hallke dhe çdo institucioni, shkeljen e çdo rregulli. Ndaj, ndonëse kjo është detyra jonë kryesore, ta denoncojmë këtë siç po bëjmë ditë për ditë para opinionit publik, ta dokumentojmë edhe përmes institucioneve të kapura të këtij shteti, ta raportojmë para aleatëve dhe miqve ndërkombëtar.
Ajo që dua të them në këtë parashtrim janë tre gjëra, së pari, aftësia juaj të dashur miq, për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë normale të cilat ndodhin në gjirin e çdo familje politike dhe çdo organizate brenda familjes politike.
Bashkimi i demokratëve ishte paranteza dhe themeli i një bashkimi më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vite dhe se kam fjalën thjeshtë për koalicionin tonë i cili me të vërtetë është më i madhi i 30 viteve. E kam fjalën për atë bashkim, për atë aleancë vlerash që krijuam me qytetarët shqiptarë i cili mori formë përmes programit tonë. Po kështu, unik për nga zgjidhjet që ofroi, cilësia e tyre, vërtetësia e tyre, realizmi i zbatimit të tyre, buronin në radhë të parë nga fakti se vinin si produkt jo vetëm i një ekipi dhe i një pune dy vjeçare por mbi të gjitha i prekjes së problemeve derë më derë, shtëpi më shtëpi, biznes më biznes, fermë më fermë, grup interesi pas grup interesi dhe jo thjeshtë prekjes dhe njohjes së tyre që është detyra e parë e çdo organizate politike por e ndjerjes së dhimbjes dhe vuajtjeve që ky regjim ua ka shtruar në çdo sofër shqiptarëve. Dhe së treti, qëndrimi besnik ndaj vlerave tona i cili kurrë nuk ka qenë më sfidues se në këto palë zgjedhjeve. Kurrë nuk ka qenë më sfidues, thirrja, tundimi për të mos iu dorëzuar anti-vlerave. Dega 5, Tirana dhe e gjithë Shqipëria, demokratët dolën në këtë betejë me njerëz të vlerave, me program, me vizion, me bashkim. Përballë kishim njerëzit e antivlerave, ikonat e korrupsionit dhe të krimit, lista të diktuara jo nga Partia Socialiste por nga krerët e kartelëve të drogës, nga oligarkët dhe shërbëtorët e tyre. Përballë kishim thasët me para të taksave të shqiptarëve pra, të buxhetit të shtetit të abuzuar në mënyrën më të kundraligjshme me të gjitha format dhe mënyrat që mund të përfytyronim madje edhe mënyrat që si kishim përfytyruar më parë që nga legalizimet për vota,tek ndërtimet pa leje për vota, tek përdorimi i infrastrukturës së asistencës sociale apo pensioneve apo dhe vetë ambulancave për shpërndarjen e parave për votat tek paralizimi në rastin më të mirë i policisë për të parandaluar krimin bashkë me prokurorinë dhe rastin më të keq përdorimi i tyre për të mbuluar apo mbrojtur kryrësin dhe autorin e krimeve zgjedhore përballë pra, këtyre antivlerave, ju demokratët e degës 5, demokratët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u përgjigjët vetëm me vlera.
Në bindjen time fakti që shqiptarët na ndoqën përkundër kësaj masakre zgjedhore nuk qëndron tek vetëm këto 3, por qëndron mbi të gjitha tek i njëjti faktorë që për mua diferencon partinë demokratike nga simotrat e zhdukura apo në prag të zhdukjes dhe ky është fakti që ne nuk kemi bërë asnjë cast kompromis me të keqen. Ky është fakti që ne kemi vite që bëjmë betejë me të keqen, ky është fakti që ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë para të këqes dhe nuk kemi pranuar të bëhemi fasadë e saj. Ky është fakti që shqiptarët na besuan, sepse besuan se përmes sakrificave dhe betejave që na çuan tek beteja e 25 prillit, përballë kishin njerëz që këtë betejë nuk po e bënin as për karriken time, as për karriket tuaja, por po e bënin për të njëjtën arsye që lindëm, për të njëjtën arsye që jemi, e që dolëm nga kjo masakër më të fortë e më të mëdhenj, e për të njëjtën arsye që do të vazhdojmë e do të jemi e do të fitojmë sepse jemi parti e shqiptarëve dhe për shqiptarët.
Jemi parti e shqiptarëve dhe për shqiptarët, gjithçka që e bëjmë, e bëjmë për ta.
Njësitë 4 dhe 8
Aleanca jonë ishte shumë më e madhe sesa koalicioni politik dhe u shtri me të gjithë grupet e interesit, u shtri me të gjithë shoqërinë.
Megjithatë dalja në betejë me njerëz të vlerave, me njerëz të sakrifiave, nga themelesit qendrestarët, e deri tek të rinjtë dhe të rejat, përballë njerzve të korruptuar, njerve të lidhur me krimin do të mjaftonte. Do të mjaftone programi, do të mjaftonte bashkimi dhe thellsia e këtij bashkimi, por në gjykimin tim vlera kryesore është sepse ata ku ju trokitët dhe ua hapën derën dhe na e dhanë votën, besuan sepse këtë nuk po e bënin për ne, s’po e bënin për karriken time, s’po e bënin për karriket tuaja, por po e bënin për veten e tyre, për familjet e tyre, po e bënin për shqiptarët, po e bënin për Shqipërnë dhe ky besim nuk zbriti nga qielli. Dy vjetë më parë flaka e shpresës për demokraci dhe për ndryshim në Shqipëri, në Tiranë, në lagjet e vjetra të këtij qyteti pothuajse ishte venitur, madje fikur. Ne ditëm ta ndezim këtë flakë duke I provuar jo thjeshtë me fjalë, por me vepra, madje me sakrifica personale, se partia demokratike ka mbetur ajo që ka lindur, ka mbetur forca politike, familja politike që lufton jo për veten e saj, jo për kolltuqet e saj, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të tillë kemi lindur me misionin për të sjellë demokracinë duke rrëzuar komunizmin, përmes sakrificave dhe punës vetëmohuese. Në këtë garë është normale, një nga vlerat që na diferencon me kundërshtarin që të ketë debate, të ketë konkurrencë, të ketë mendime të ndryshme, për gjithçka e në veçanti për kryetarin e partisë i cili ka përgjegjësi për drejtimin e partisë. I kam mirëpritur dhe mirëpres çdo kritikë dhe çdo qëndrim edhe kur janë të padrejta edhe kur janë të pa bazuara nuk i kam kthyer përgjigje por kam vendosur që t’i qëndroj mesazheve të mia për dy nga gjërat themelore për Shqipërinë sot. Masakrën zgjedhore si evidencë e rënies së demokracisë dhe përballjen me të vetmin armik, me të vetmin kundërshtar që kam jo vetëm unë por çdo demokrat që është Edi Rama dhe regjimi i tij i korruptuar.
Në momentin kur vendi është pa zgjidhje, kur autori i masakrës i cili ka të gjitha pushtetet por tregohet me gisht nga çdo shqiptar dhe nga socialistët edhe nga nëpunësit e vet, si njeriu që e ka sjellë vendin në buzë të greminës, me zgjedhje pa zgjidhje, asnjë zgjidhje, asnjë mundësi zgjidhje. Në këto kushte, dy metodat e tij të diversionit, e para, na shtrin dorën për bashkëpunim të cilën e kam refuzuar në mënyrë finale, të prerë dhe dua ta përsëris këtu para jush, nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim. Së dyti dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin që duhet të dalim nga kjo e dielë kaq të bashkuar sa jemi. Baza është e bashkuar. Nxitimi, nguti i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të bëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës tuaj, sakrificës së demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj i kam ftuar në Këshillin Kombëtar që nga dita e parë të gjithë që janë antarë të Këshillit Kombëtar, që pavarësisht mendimeve të ndryshme, apo diferenca për një gjë të jemi të bashkuar, dhe mos t’i shërbejmë Edi Ramës ta përdorë për një fije kashtë për tu kapur si i mbyturi dhe mas mos ta përdori si një vijë ndarëse për të krijuar një tjetër përçarje në gjirin tonë, si pikërisht tani kur jemi të bashkuar dhe duhet të jemi edhe më të bashkuar. 25 prilli ose është masakër zgjedhore ose është fitore e Edi Ramës dhe humbje e Partisë Demokratike. Të dyja bashkë nuk mudn të jenë. Ndaj në 13 qershor sigurisht vota është për kryetarin e Partisë Demokratike, fleta e votimit nuk është referendum për këtë pyetje, por për fat të keq po kthehet edhe në referendum për këtë pyetje. Se si do ti përgjigjemi kësaj pyetje përcakton rrugën, aksionin tonë politik dhe përcaktohën kohëzgjatjen dhe fatin e kësaj beteje, jo thjeshtë për ne, s’bëhet fjalë thjeshtë për ne, bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët deri në 25 prill na ndoqën dhe na besuan për 25 prillin. Deri në 25 prill shumicës i është mbivendosur përdhunshëm pakica dhe kjo s’është demokraci. Në 25 prill ka rënë demokracia. Ka rënë instrumenti i fundit për ndryshimin. Tani beteja jonë e parë dhe kryesore është rikthimi i legjitimitetit, demokracisë në vend. Dhe përmes legjitimiteti dhe të demorkacisë të jemi të sigurtë se shumica që na ndoqi në 25 prill dhe shumë të tjerë që deshën por i ndaluan do të bëjë masën kritike për të larguar këtë regjim plaçkitësish.
Njësia 9
Nuk ka asnjë dyshim se me 25 prill janë perplasur dy botë që nuk kanë asgjë të perbashket. Bota jonë është bota e vlerave, ata që kemi përballë janë antivlerat. Dhe sa më i madh behej Bashkimi ynë, aq më e madhe behej ankthi dhe frike e kundershtarit për atë që e priste. Aq më shumë u shtrinë dimensionet e masakres zgjedhore, aq më shumë u shtua katalogu i krimeve zgjedhore, nuk u la rregull pa shkelur, nuk u la ligj pa u dhunuar. Sa më shumë avanconim ne në këtë bashkim vlerash, aq më shumë tmerri nga verdikti popullor e shtyp drejt dhunimit dhe krimeve sistematike dhe drejt një masakre zgjedhore të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve.
Ne kemi provuar para çdo shqiptari të kundërtën e asaj që thonë skeptikët, mendjelehtët apo cinikët. Se shoqëria shqiptare në fakt nuk është një shoqëri e antivlerave, se ajo nuk është e dorëzuar apo e krimbur deri në palcë nga fakti se ka 8 vite që drejtohet nga pushteti më harbut, më i korruptuar, më i inkriminuar që ka njohur ndonjëherë, se ajo është e etur për ndryshim dhe është e etur për njerëz që t’i prijnë këtij ndryshimi. Ndaj sot një muaj e pak ditë nga masakra e 25 prillit ne na duhet të marrim një vendim, një vendim I cili nuk është thjesht zgjedhja statutore e kryetarit me një aënëtar një votë. Këtë të dielë pjesmarrja dhe vota e gjithsecilit prej jush do të vendosë shumë më shumë se kaq.
Kundërshtari politik e ka të qartë se pavarësisht çdo mekanizmi që ka përdorur ne kemi dalë më të fortë e më të bashkuar.
Ai e di se 25 prilli njësoj si 31 marsi I 91-shit nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për shqiptarët dhe se Shqipwria është në një kolaps dhe në një hon edhe më të thellë ekonomik, social dhe politik seç ishte para 25 prillit. Ai e di se për të gjithë shqiptarët përfshirë edhe socialistët tregohet me gisht si autori I kësaj masakre, si përgjgjësi për këtë situatë. Dhe gjëja e parë që duhet të bëj është ta ndaj këtë përgjegjësi me ne. Kjo është domethënia dhe kuptimi i vetëm i shtrirjes së dorës për bashkëpunim kur dorën tjetër e ka shtrirë për të goditur siç po i godet ditë për ditë demokratët anembanë Tiranës, anembanë Shqipërisë.
Ndaj ka qenë e domosdoshme për mua dhe në gjykimin tim për këdo që ka çfarëdo përgjegjsie politike në partinë tonë, në familjen tonë politike të jemi të qartë për dy gjëra.
Është përgjegjësia e çdokujt që ve interest e Partisë Demokratike mbi interesat personale dhe kësisoj i bën shërbim jo vetëm PD-s por Shqipërisë që të refuzojmë në mënyrë të prerë dhe kategorike njohjen emasakrës zgjedhore dhe të themi të gjithë së bashku nuk e njohim dhe nuk e pranojmë tjetërsimin masiv dhe kriminal të vullnetit të shqiptarëve me 25 prill. 25 prilli nuk është ditë e demokracisë, nuk është ditë e shumicës, ëhstë dita ku përkohësisht pakica kriminale i është mbivendosur shumicës dhe vullnetit të saj. Dhe rrjdhimisht nga ky konkluzion refuzojmë me neveri çdo përpjekje për t’u bërë pjesë e kësaj masakre siç do të bëheshin nëse do të rroknim dorën e kryeautorit dhe arkitektit të masakrës, të njeriut që ka goditur themelin e bashkëjetesës tonë, të njeriut që i ka shkaktuar Shqipërisë rënien e përkohwshme të demokracisë. Ndaj edhe përgjigja ka qenë, është dhe do të mbetet një jo e prerë dhe finale. I vetëdijshëm për këtë, i vetëdijshëm për forcën tonë, i vetëdijshëm për faktin që ditëve të tronditjes, të zhgënjimit, të mosbesimit njësoj si në 31 marsin e 91-shit dalëngadalë po i lënë vend zemërimit, jo vetëm i demokratëve por zemërimi popullor.
Edi Rama po përpiqet tashmë që i kanë rënë përpjekjet e vjetra për të na përçarë, të mbjellë një tjetër fidan përçarje mes nesh me të cilin mundësisht të merremi nga mëngjesi deri në darkë, duke u marrë me vetveten, me njëri-tjetrin, me shoqi shoqin, kë keni në krah, në vend që të fokusojmë të gjithë energjinë dhe gjithë bashkimin tonë përballë të vetmit kundërshtar dhe të vetmit armik që kemi ne demokratët, që kanë shqiptarët dhe që ka Shqipëria, që është regjimi i tij dhe i Tom Doshit me shokë. Dhe kjo përçarje po mbillet në mënyrën më perfide, por ne duhet ta refuzojmë dhe do ta refuzojmë sepse për fat të mirë ku kam qenë në Shqipëri, nga jugu në veri, në çdo degë që kam vizituar dhe në çdo degë që do të vizitoj deri të premten, jam i bindur që do të shoh të njejtën gjë që po shoh dhe këtu. Baza demokrate është e bashkuar, është pa dilema sepse keni qenë vetë pjesëmarrës në këtë fushatë.
Ndaj dhe thirrja ime që prej ditës së parë të nisjes së këtij procesi ka qenë, le ta bëjmë këtë garë që në fakt është një vlerë e shtuar e familjes tonë, ashtu siç duhet, në respekt të plotë të rregullave dhe të manifestojmë para të gjithë qytetarëve shqiptarë edhe përmes kësaj gare sepse ne dhe vetëm ne jemi shpresa për demokraci në vend, ne dhe vetëm ne jemi familja e vlerave të vërteta në këtë vend.
Por nga ana tjetër le të refuzojmë çdo nxitim, çdo ngutje të çdo mendje të turbulluar për të gjetur arsye që ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve apo të cënojë ato që kemi ndërtuar së bashku me kaq sakrifica duke ngritur dilema të paqena sepse me të vërtetë dorëzimi para këtyre dilemave është fija e kashtës ku dëshiron të kapet i mbyturi i 25 prillit.
Ne duhet ta refuzojmë me vendosmëri sepse vetëm kështu do të bëjmë të mundur që fuqinë dhe bashkimin dhe energjinë që akumuluam në këtë betejë ta vëmë në dobi të atyre që sytë i kanë nga ne. Të atyre që sot presin nga ne së pari rikthimin e më të shtrenjtës që mund të ketë njeriu, dinjitetit dhe dinjiteti është vota. Dinjiteti është liria për të votuar, dinjiteti është demokracia. Ndaj dhe beteja drejt të cilës ju ftoj, ju kërkoj të vazhdojmë është beteja për rikthimin e legjitimitetit, është beteja për demokraci. Padiskutim të vetëdijshëm për arritjet dhe fuqinë që kemi grumbulluar përmes vlerave që sapo përmenda duhet të jemi po ashtu të gatshëm edhe për të parë brenda vetes dhe për të përmirësuar ato që kemi në dorën tonë për të përmirësuar. Duke i bërë këto të dyja jam i bindur se ju demokratët e degës 9 sikundër demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë anë e mbanë, jo vetëm do të mbani ndezur shpresën flakën e të cilës, flakën e venitur të cilësn e ndezët me pasionin e zemrave tona por do të projektoni te çdo shqiptarë forcën që ne kemi dhe që nuk na e merr dot askush jo vetëm për tu përballur por për t’ia shkurtuar ditët këtij regjimi një orë e më parë.