Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me deputetin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.
Pjesë e bisedës ka qenë situate në rajon, ku Basha shprehet se kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë dhe akti terrorist i Banjskës është një ëmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë që meriton vëmendjen e BE.
Ai gjithashtu thotë se njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kënaqësi të takohesha sot me anëtarin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.
Biseduam për situatën në rajon, kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë. Akti terrorist i Banjskës tregoi se Rusia po mbështet taktika dhe strategji të njëjta me Krimenë, që më pas i hapi rrugë luftës pushtuese ndaj Ukrainës. Kjo është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë ndaj meriton vëmendje prioritare nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare.
Njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.