Basha me fermerët e Devollit: Po arrijmë në nivele afrikane, të largojmë banditët nga qeveria!

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e Devollit në Qarkun e Korçës:
Kreu i opozitës tha se fermerët janë përballë riskut që “të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi. Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur”.
Basha theksoi se PD, pas ardhjes në pushtet, synon të kthejë skemën e subvencioneve.
“Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Qe te ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika”, tha kreu i PD.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
“Vit pas viti laku ka ardhur duke u ngushtuar në fytin e fermerëve shqiptarë. Dhe tani jemi përballë riskut që të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi.
Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur. Buxheti vit pas viti nuk ka ndryshuar për bujqësinë. As 1/3-ta e buxhetit qe jep Kosova. Prodhimet e fqinjëve të subvencionuar konkurojnë fermerët shqiptarë. Dy jane problemet: mungesa e fondeve, braktisja totale. PD synon rikthimin e skemës së subvencioneve Shteti duhet të ndihmojë jo vetëm me pika grumbullimi, por edhe pika përpunimi.

Prodhimi të mos çohet jashtë por të përpunohet këtu. Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Që të ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika. Të ndajmë e të pastrojmë politikën nga krimi. Shitja e votës është një e keqe e madhe. Kjo e keqe në pushtet është edhe për shkak të atyre që e shesin votën. Shëndetësia është në mjerim.
Po arrijmë në nivele afrikane pasi edhe mjekët po e braktisin vendin. Vitin e ardhshëm janë parashikuar në buxhet 22 milion dollarë për inceneratorët e Arben Ahmetajt. 5 vjet që një grusht oligarkësh marrin miliona euro nga qeveria. 22 milion dollarë do mjaftonin të subvenciononin prodhimin e mollës për të gjithë Shqipërinë. 1/4 e buxhetit është dhënë për 20 veta me tendera e koncensione Këta 20 persona e çojnë gjobën tek kryeministri dhe ministrat. Kjo shumë do shërbente për pensionet e pagat dhe për të pasur një buxhet për subvensionet Zgjidhja është në dorën tuaj. Nëse e mbajme këtë klikë në pushtet nuk ka asnjë rritje rroge, pensione apo subvensione. Nese e ndalim do te sjellim zgjidhje, Kerkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj. Qe t’i japim fund kesaj gjendjeje. Pa i çmontuar këta ekonomia nuk do clirohet dhe parate do te vidhen”.

22

Exit mobile version