Basha me fermerët e Rrogozhinës: Ky është realiteti! E gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë, kjo duhet të marrë fund!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me fermerët dhe tregtarët e vegjël të Rrogozhinë. Pasi ka dëgjuar shpërthimin e një mllefi të madh të fermerëve, Basha është prononcuar gjatë rrugës së tregut agro-ushqimor me një mesazh në video.

Në këtë mesazh Basha thekson se, nga ajo që u dëgjua, kuptohet se gjendja e fermerit shqiptar që është katastrofale.

“Propaganda me regji qendrore nuk mund të fshehë dështimin e Edi Ramës. Sepse paratë që u jepen oligarkëve do të mjaftonin që fermeri shqiptar të paktën ta mbante kokën mbi ujë në këtë periudhë.

Gjëja e parë e shpëtimit është vota e lirë. E gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë, por kjo duhet të marrë fund. Kjo është Shqipëria reale, jo ajo që shfaqet me regji qëndrore dhe që duhet të marrë fund sa më parë”, shprehet Basha.

Exit mobile version