Kryetari i opozitës, Lulzim Basha vizitoi sot grevistët e e urisë të rafinerisë së naftës dhe të stacionit të pompimit të ujit në Poçem. Në një postim online, Basha thotë se, ofron mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre.
Postimi i plotë i kryetarit Basha
Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria.
Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj.
Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. #PoTëDëgjoj