Pyetje: Rama thotë se është gati të vijë në selinë e PD te takojë z.Basha, znj. Kryemadhi, por z. Basha ka frikë te takohet tek për tek me mua. A keni një koment?
Lulzim Basha: Zoti Rama është përgjegjësi për krizën politike. Tani duhet të marrë përgjegjësi per kete krize, te zbatoje planin e ardhur nga Gjermania, t’i hape rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te jape pergjegjesi per deshtimin me integrimin europian te vendit, c’lidhje ka te vije ne Partinë Demokratike, s’eshte i mirepritur ne PD fare. Por kam një pyetje. Me kë do vijë? Me Tomën? Me Gjushin? Me Avdylajt do të vijë? Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai është fajtori për këtë gjendje. Dhe që të vijë aty, të lajë zhulin e fajit me një tjetër fotografi me kryetarin e opozitës, kjo nuk ka për të ndodhur.
Politika nuk është lojë. Ka sharlatanë të cilët e shesin si lojë, ia shesin barkboshëve natën si shfaqje, i dallon qartë populli. Sharlatani qe me shfaqje te çon deri diku ajo, con 1 vit, 2 vjet, 3 vjet, ja edhe 6 vjet, vjen nje moment frigoriferi bosh, xhepat bosh, zgjohet populli, s’eshte loje kjo. Keshtu qe as te mos marre mundimin te niset per ne PD sepse e pret nje surprize e hidhur në Partinë Demokratike. Nuk eshte i mirepritur ne Partine Demokratike.
Partia Demokratike, Edi Ramen e do para drejtesise per ate qe ka bere. Por, ne respekt te qytetareve shqiptare, ne kemi ndermarre hapa konkrete, per te angazhuar PS per pergjegjesite qe ka perpara shqiptareve dhe hapi konkret eshte propozimi me 5 pika per Reformen Zgjedhore. E ka mbi tavoline sepse ia ka cuar Damiani me shoket e tij, te behet gati ta zbatoje, ose te hape krahun!
Zoti Rama ka treguar se kur është në hall, bën gjithçka.
I kemi dhënë më shukë khë sesa meriton. Ai ëhstë një njeri I mbaruar politikisht. Shqipëria është në krizë dhe kjo nuk është çështje as për zotin Rama, as për zotin Basha, as për zotin Meta.. Shqipëria është në krizë. Ne kemi ofruar një rrugë për zgjidhjen e krizës. Ai ta zbatojë ose të hapë krahun.
Pyetje: Rama gjithmonë viktimizohet, kur është në nevojë dhe mund të jetë gati të ulet në tryezë, nëse ka presion të fortë nga ndërkombëtarët.
Lulzim Basha: Nuk zgjidh asgjë tryeza. Nuk ka presion për t’u ulur në tryezë.
Pyetje: Zoti Rama është nga ata që vjen fillikat vetëm tek dera e PD. Çfarë do të bëni ju se u shprehët e pret një surprizë e hidhur.
Lulzim Basha: Kam neveri personale ndaj përpjekjes për të kthyer gjithçka në sensacion. Kjo nu ka të bëjë me shfaqet e Edi Ramë sapo kujtdo tjetër. Nuk zgjidhen problemet në politikë më shfaqe dhe me foto. Kriza e rëndë politike kërkon përgjegjësi. Kjo krizë zghidhet me zgjedhje dhe këtë ka thënë Bundestagu. Bëj gati kuadrin ligjor, zbatoje kuadrin ligjor – që do të thotë zgjedhje. Hapat janë tq artë. Kërkesat janë ultimative, përgjegjesia është e Edi Ramës, dështimi ëhstë I Edi Ramës. Megjithatë, ne si opozitë kemi ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm dhe kemi vënë mbi tavolinë një plan për ta zbatuar, me anë të të cilit garantojmë reformën zgjedhore, garantojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme dhe çojmë vendin drejt zgjidhjes së krizës politike, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Të gjitha të tjera janë përpjekje për të heëur vëmendjen nga këto tre hapa të thjeshtë, por të domosdoshëm.