Basha me Komsionerin e BE, Hahn flasin për qeverinë e re

Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: për të sjellë ndryshimin e vërtetë, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit

• Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Partitë politike duhet ti mbajnë duart larg reformës në drejtësi, sundimi i ligjit kusht për BE

• Komisioneri Hahn gjatë bisedës me Bashën: Opozita shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për interesat kombëtare

• Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Të përshpejtojmë dhe të përfundojmë sa me shpejt procesit e rindërtimit, mirënjohës për ndihmën nga BE

• Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: plani PD për zhvillimin ekonomik, theks te trajnimi i të rinjeve me fondet e BE-së për mundësi të reja punësimi

• Komisioneri europian per buxhetin Hahn gjatë bisedës me Bashën: Mund ta mbështes plotësisht planin për trajnimin e të rinjve me gjithë përvojën që kam; ul papunësinë.

NJOFTIMI PËR BISEDËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME KOMISIONERIN E BE PËR BUXHETIN DHE ADMINISTRATËN JOHANNES HAHN

Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili me heret ka qënë përgjegjës për procesin e zgjerimit. Zoti Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE. Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre. Prandaj, për të sjellë ndryshimin e vërtetë për njerëzit, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit Europian, shtoi Basha.

Basha: “Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështetja mbetet në nivele rekord që Shqipëria të jetë pjesë e bashkimit Evropian. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht. Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi I ligjit eshte ceshtja me e rendeishme per nje vend kerkon te behet antare I BE. Hahn ka vleresuar rolin e opozites ne reformen ne drejtesi duke theksuar se per hir te interesave kombetare ofroj kompromis edhe pse kishte mangesi. Hahn e kosnideroj rolin e opozites ne miratiin e reformes ne drejtesi sit e paprecedent ne vendet e ballkanit perendimore.

Hahn: Une vetem nund ti konfirmoj ato cfare the Luli persa i perket rendesise se sundimit te ligjit dhe pavaresine e sistemit te drejtesise. Jam i sigurt qe nje vend si Shqiperia qe ka bere shume perpjekje dhe mbaj mend mire se kjo eshte bere e mundur vetem fale angazhimit tuaj. Ishte rasti kur per hir te interesave kombetare ju si opozite bete kompromis me qeverine dhe sigurisht toleruat disa mangesi me qellim qe te realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtzakonshme. Dhe e them serisht e serisht se kjo per Ballkanin Perendimor eshte e pazakonte.
Ne rast se nje qeveri e re shqiptare do te jete shume e angazhuar ky do te kete nje impakt te kosiderueshem. Une mund tju mbeshtes ne te gjitha perpjekjet tuaja dhe mund tju konfirmoj se kjo eshte shume e rendesishme.”

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE ne mënyre transparente. E ketu zoti Basha e vuri theksin tek dy nga prioritet më të rendesishme të lidhura pazgjidhshmërisht me procesin e integrimit europian: lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Basha: Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim.
Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si ceshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet. Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu.

Ne bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani per zhvillimin ekonomik me theks te vecante te trajnimi i të rinjeve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi

Basha: Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional i dyfishtë, si dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e Qeverisë Shqiptare për të bërë të mundur që ne të kemi një hov cilësor. Sepse kriza aktuale siç e dimë të gjithë po bën që vendet e BE-së të rimendojnë zinxhirin e furnizimit. Dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë këtë si një mundësi të artë”.

Plani i zotit Basha mori mbeshtetje te plote nga komisioneri europian per buxhetin Hahn i cili tha se nje praktike e tille ka bere qe ne vendet qe aplikohet shkalla e papunesise së të rinjve të ulet shumë.

Hahn: Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe gjatë arsimimit të tyre.

Exit mobile version