Kauza e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes krijimit të një qeverie teknike efektive, si dhe mbështetja ndaj kësaj kauze ka qenë tema e takimeve intensive të kreut të PD, Basha me drejtues të lartë të institucioneve të BE gjatë vizitës së tij në Maltë, ku mori pjesë në punimet e samitit të Partive Popullore Europiane. Basha u takua me drejtues të lartë të institucioneve europiane dhe udhëheqës politikë të së djathtës. Në takimin me komisionerin e Zgjerimit Hahn, Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se e vetmja rrugëdalje nga kriza është krijimi i një qeverie teknike, që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama. Po ashtu, Basha tha se kjo qeveri teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut. Gjatë bisedës me kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, Basha nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit garantimi i standardeve për zgjedhjet. Basha ndau shqetësimin se në kushtet aktuale të krimit, drogës dhe parave të narkotrafikut me lidhje qeveritare, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Në takimin me nënkryetarin e Grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit. Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara, tha Basha. Në të gjitha takimet, kryetari i opozitës ka theksuar se beteja në Tiranë bëhet për standardet dhe vlerat e Europës dhe Bashkimit Europian, në themel të së cilave janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Shqiptarët meritojnë të njëjtin standard si qytetarët europianë, ka vënë në dukje Basha, duke gjetur përkrahjen e drejtuesve më të rëndësishëm të politikës dhe institucioneve europiane. Në të gjitha takimet e tij me krerët e BE, Basha ka marrë përkrahjen e udhëheqësve europianë për votën e lirë e të ndershme. Kryetari i opozitës Basha mori pjesë dje në Samitin e Partisë Popullore Europiane, forumi më i lartë politik i formacionit të djathtë në Europë, ku është takuar dhe ka biseduar me krerët e partive simotra dhe krerët e qeverive dhe institucioneve europiane. Në këto takime është theksuar nevoja që ka Shqipëria për të ndalur planin e qeverisë për vjedhjen e cenimin e votës e për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme. Gjatë këtyre takimeve, Basha ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Gjatë punimeve të Samitit, kryetari Basha u takua edhe me liderë të rëndësishëm të BE dhe institucioneve europiane. Ai u takua me Presidentin e PPE, Josef Daul dhe me sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Lopez Isturiz, me ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, me Pier-Ferdinando Casini, kreun e Senatit italian, me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, kryeministrin kroat Andre Plenkoviç, me fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Borisov, me Doris Pack, që e njeh mjaft mirë gjendjen e krimit, të drogës dhe kërcënimin e votës në Shqipëri, me kreun e kristiandemokratëve holandezë, Sybrand Buma, me kreun e Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, me krerët e partive simotra të Suedisë dhe Sllovenisë, ministrin federal të Bujqësisë në qeverinë gjermane, Christian Schmidt. Basha ishte i pranishëm edhe në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE), ku mbajti edhe një fjalë në seancën plenare.
Kryesore
Continue to the categoryBerisha vijon “non grata”, SHBA mbështesin Shqipërinë/ Lapardhaja: Në 2021 Lulzim...
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar një ditë më parë në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Ambasada shkruan se...