Basha me Kryesinë e degës 11 në Tiranë për nisjen e fushatës: Shqipëria meriton ndryshim, jo riciklim!

Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit nga Dega 11 në Tiranë, ku u takua me Kryesinë dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik të zonës, Taulanda Jupi, Anisa Rapo dhe Laura Hoxha.

Duke theksuar rëndësinë e listave të hapura, Basha u shpreh se qytetarët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, duke i dhënë fund riciklimit të emrave të vjetër dhe pazareve politike. Ai nënvizoi angazhimin për një fushatë derë më derë, pranë qytetarëve dhe problemeve të tyre, për të sjellë ndryshimin që Shqipëria meriton.

“Me Kryesinë e degës 11 në Tiranë, për nisjesn e fushatës derë më derë” – shkruan Basha në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakListat e deputetëve të PS/ Mes përrallave të Ramës dhe realitetit të SPAK
Artikulli tjetër“Koalicioni Euroatlantik u beson qytetarëve”, Endri Hasa: Garojmë në mënyrë të barabartë me lista të hapura, ata me lista të mbyllura duan të bunkerizojnë politkën