Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa komunikime live në Instagram, ku ka prekur disa tema të ndryshme.
Duke folur për Kosovën, Basha ripërsëriti apelin për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.
Mesazhi i Bashës:
Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Ppr dua t’u them dhe këtë, ndryshimi la filluar që tani. Si lryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale.