Basha me mësuesit: Rama i braktisi në përballjen me virusin, ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët

Nga Lulzim BASHA

Që nga dita e parë e pandemisë mësuesit kanë qenë ndër më të rrezikuarit. Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje.

Në një takim me arsimtarë nga gjithë vendi biseduam për vështirësitë me të cilat ata përballen, nga orët e zgjatura të punës, mungesa e ujit në shumë shkolla, deri tek mungesa e testimeve në kohën kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.

Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami. Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë, të mos punojë as edhe një ditë të vetme për shqiptarët.

Ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!

basha5 2

Exit mobile version