Basha me përfaqësues të biznesit durrsak: Luan Hoti një vizion për ti kthyer Durrësin qytetarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kandidati i PD për bashkinë Durrës, Luan Hoti, në një tryezë të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Durrës me përfaqësues të biznesit durrsak kanë diskutuar për gjendjen e vështirë ekonomike.

Basha rënditi arsyet që sipas tij janë të lidhura direkt me qeverisjen lokale apo qendrore.

”Mirënjohje të shumëfishtë sepse nuk është hera e parë që takohem, madje mund të them që shtë një nga herët e pakëta që takohemi në prag fushate sepse për fat të mirë Dhoma e Tregëtisë dhe e Industrisë së Durrësit ashtu si Dhomat e Tregëtisë dhe Industrisë të disa prej qendrave të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë kanë treguar një gadishmëri për një dialog real me Partinë Demokratike në opozitë gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka qenë ky dialog që na ka ndihmuar të formulojmë disa prej zgjidhjeve kryesore për gjendjen ku ndodhet ekonomia shqiptare, zgjidhje të cilat i paraqitëm në mënyrë shteruese vitin e kaluar. Sot ndodhemi këtu në prani në zotit Hoti i cili sigurisht në qytetin e tij, në mbientin e tij nuk ka nevojë për prezantim. Prezantimi i vetëm që mund të bëj është që ka marrë përsipër në një kohë veccanërisht sfiduese për Durrësin, për ekonominë e Durrësit, për familjet durrsake një sfidë të përmasave të jashtëzakonshme. Marrja e sfidës s kandidimit për të përfaqësuar përgjegjësinë e kryebaskiakut është një vendim shumë i vështirë dhe i rëndë për këdo në çdo kontekst, në cdo demokraci. Ta marrësh këtë përgjegjësi në një moment si ky që kalojmë me të gjithë komponentët, duke përfshirë këtu edhe komponentët politikë ku po ndodh e gjithë kjo ku nuk kam ndërmend të ndalem mendoj se dëshmon kurajon jo thjesht personale dhe qytetare të zotit Hoti, por dëshmon shpirtin sipërmarës në të gjitha kuptimetqë karakterizon sipërmarrjen durrsake që nuk i bën bisht sfidave.Zoti Isteri, në diskutimet tona të mëparshme ne jemi ndalur në prioritetet e ekonomisë durrsake si motori i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Jemi ndalur në momentin e tërmetit kur kemi thënë që tërmeti nuk ka goditur thjesht Durrësin, familjet durrsake, ekonominë durrsake, por është një grusht i rëndë në brinjët e Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Kemi dalë më paketën kombëtare, kemi dalë me paketën për Durrësin. Kemi qenë në mesin tuaj bashkë me Luanin, me Ferdinant Xhaferrin, me përfaqësues të tjerë politikë të Partisë Demokratike, qoftë në zonën urbane, në zonën industriale, në zonat rurale të bashkisë aktuale të Durrësit, jo thjesht për të evidentuar dëmin, por për të kërkuar marrjen e masave të menjëherëshme. Ja ku jemi pas më shumë se 2 vitesh dhe përtej propagandës e kuptojmë fare mirë se gjendja vazhdon të mbetet e rëndë. Ju e ilustruat atë me disa nga shqetësimet kryesore siç është largimi i fuqisë punëtore, siç është pasoja në zinxhirin ekonomik qoftë e tërmetit, qoftë e Covid-it, sigurisht dritëhijet e turizmit. Nga njëra anë kur vjen sezoni sikur mezi presim atë tubin e oksigjenit për ekonominë durrsake dhe të bregdetit, por nga ana tjetër të gjithë e dimë se ka qenë poshtë pritshmërive edhe për arsye të goditjeve të njëpasnjëshme që ka marrë ekonomi”

Basha tha se sot, PD është në një moment ku po tejkalon vetveten dhe po zotohet para shqiptarëve për një kulturë të re politike.

“Cfarë të bëjmë? Përpjekja e parë ti kthejmë fytyrën njerëzore politikës. Kollaj ta thuash,
gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë sa herë fshata.E vëshitrë ta bësh, se që ta bësh ndonjëherë duhet të kapërcesh veten.Ky është momenti ku ndodhemi ne sot si forcë politike, s’kemi pse ta fshehim.PD është në një moment ku po kapërcen vetveten po tejkalon pjesë të të shkuarës për të cilat nuk i ikën përgjegjësive por merr zotim para shqiptarëve për të ndërtuar një kulturë të re politike, me dhënien e një fytyre njerëzore politikës, kjo nuk është thjesht shprehje”.

 

.

Exit mobile version