Basha me Presidenten e Këshillit Ekonomik të Gjermanisë: Grupe të përbashkëta për ta bërë Shqipërinë vend tëheqës të investimeve të huaja

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar në Berlin me zyrtarë të lartë gjermanë dhe francezë. Basha, në një postim në Facebook shkruan se, zyrtarët e lartë europinë dhanë mbështetje për planet ekonomike të PD, të cilat do të vihen në jetë kur Partia Demokratike të vijë në pushtet

Postimi i plotë

Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dhe uroj për zgjedhjen si Presidente e Këshillit Ekonomik Gjerman zonjën Astrid Hamker dhe zëvendës Presidentin Friedrich Merz, njëkohësisht CEO i BlacRock Inc, Fondit më të madh të investimeve në botë.

Gjatë takimit me drejtuesit e lartë të Keshillit Ekonomik Gjerman, pata mundësinë të diskutojmë për zgjerimin e bashkpunimit. Gjeta mbështetje të plotë për të na asistuar me ekspertë dhe eksperiencën e tyre gjatë detajimit të programit tonë ekonomik dhe nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë të shqyrtojnë Shqipërinë si destinacion të investimeve të tyre.

Ne do të ngremë grupe të përbashkëta pune me qëllim bërjen realitet të objektivit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet gjermane në vecanti dhe të huaja në përgjithësi, për të rritur punësimin me paga dinjitoze dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Për programin ekonomik të PD dhe intensifikimin e bashkpunimit ekonomik me Gjermaninë, diskutova edhe me Thomas Bareiss, Sekretar Shteti i Parlamentit në Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë dhe me Dr. Jürgen FRIEDRICH, President dhe drejtor ekzekutiv i Germany Trade&Invest, korporata federale për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve gjermane në botë. I njoha me programin tonë për taksën e sheshtë 9%, me paketen anti oligarki dhe anti korrupsion që do të rrisë konkurrencën e ndershme dhe luftojë korrupsionin e përhapur kudo.

Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria qindra sipërmarrje europiane prej problemeve në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit, pronësinë, dhe paqëndrueshmërinë e politikave fiskale. Po keshtu cdo ditë mbyllen rreth 50 biznese vendase prej korrupsionit, klientelizmit oligarkik të pushtetit dhe politikave të dështuara fiskale e mungesës së vizionit ekonomik.

Ne jemi të vendosur ti japim fund këtyre plagëve dhe të krijojmë në Shqipëri një klime të favorshme për investimet vedase dhe të huaja dhe për këtë mora mbështetjen e miqve dhe partnerëve gjerman. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit janë prioriteti ynë kryesor. #ShqipëriaSiEurop

2 6

1 4

3 4

4 3

5 2

7 1

6 1

Artikulli paraprakKërcënimi i grupit kriminal Avdylaj me Drejtorin e Ujësjellësit: Më thuaj kush janë të PD-së, që t’i…
Artikulli tjetërBasha pritet në Ambasadën e Vatikanit në Berlin