Kryetari i opozitës, Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re sëbashku me një grup ish-deputetësh.
Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari u shpreh se, në një vend ku arrestohen qytetarët dhe kriminelët të veshur me pushtet janë të lirë, nuk e ka vendin në
“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë reth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.
Të lirë Damian Gjiknuri e Taulant Balla, i lirë Saimir Tahiri që e kthehu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë dhe baballarët që mbrojnë banesat e fëmijëve të tyre, nuk e ka vendin në Europë.
Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj”, u shpreh Basha.
Sipas tij, Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg.
Në vendngjarje ka shumë forca policie, ashtu sikundër ka pasur prezentë të shtuar policore në këtë zonë gjatë protestave të fundit.
Kujtojmë se policia ka arrestuar disa protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën.