Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij, sot ndaluar për të takuar qytetarët dhe fermerët në Bubq e për të biseduar me ta për problemet dhe zgjidhjet që duhen specifikuar në bujqësi.
Postimi i plotë i Bashës:
Në Murqine, Bubq – me fermerët e palodhur që japin një kontribut të vyer për sektorin e bujqësisë, por fatkeqësisht marrin pak, ose aspak mbështetje për punën e tyre fisnike.Siç dihet botërisht tashmë, korrupsioni qeveritar ka vënë dorë edhe mbi fondet e BE-së për bujqësinë, duke i çuar ato te klientët e qeverisë, pra subvencione për vila e resorte luksoze. Një dëshmi e qartë se gjërat nuk mund të vijojnë më kështu. Korrupsioni duhet ndëshkohet, pandëshkueshmëria duhet të marrë fund, ndaj unë dhe Partia Demokratike mbështesim pa kushte SPAK, për të hequr çdo pengesë për qytetarët, sipërmarrësit e ndershëm dhe fermerët, që buron nga paligjshmëria dhe pandeshmëria. Duke çelur kështu një perspektivë të re për zhvillimin ekonomik, politikë e shoqëror, ku secili merr atë që i takon sipas meritës dhe mundit, e ku askush nuk është mbi ligjin. #nëshërbimintuaj