Basha me sipërmarrësit privatë në Shkodër: Punësimi dhe rritja e pagave, prioriteti ynë më i madh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të turit kombëtar “Po të dëgjoj”, vizitoi sot një sipërmarrje private në qytetin e Shkodrës.

Teksa citon një pjesë nga plani ekonomik i partisë që drejton, Basha shprehet se, punësimi dhe rritja e pagave mbeten prioriteti më i madh.

“Takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër. Plani ekonomik i PD do ta lidhë arsimin me tregun e punës. Sipërmarrja përfshirë bizneset #smart dhe #inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa, lehtësim dhe jo ngarkesë. Punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh! #ditëmëtëmira #PotëDëgjoj”, shkruan Basha në postimin e tij.

Artikulli paraprakBardhi i përgjigjet Ramës: Sa shpik “armiq” të rinj, lexo kushtet e BE që shtohen çdo ditë
Artikulli tjetërÇudit ministrja e Ramës: ”Fajin e ka opozita për helmimin e nxënësve në Fier”