Kreu i PD, Lulzim Basha, është shfaqur këtë fundjavë në një format të panjohur më parë.
Me një grup të rinjsh dhe të reja në qytetin e Vlorës, Basha ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë mes lojës dhe argëtimit, duke u shfaqur më shumë se sa i relaksuar.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Basha shkruan se energjia dhe entuziazmi i të rinjve janë motiv dhe besim për një të ardhme më të mirë.
Më poshtë postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:
Një ditë e jashtëzakonshme me të rinjtë e PD të Vlorës. Energjia, entuziazmi i tyre është motivim dhe besim se një e ardhme më e mire po vjen për çdo të ri dhe për Shqipërinë.