Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një mesazh falenderimi anëtarëve dhe strukturave të partisë që I besuan një mandat të tretë në drejtimin e PD në zgjedhjet e 13 qershorit.
Basha e cilësoi mbështetjen si një shprehje e qartë e besimit në rrugën drejt ndryshimit.
Mesazhi i Bashës
Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë.