Basha mesazh nga Gjermania për protestën: Ky vend ka zot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh përmes një postimi në faqen në Facebook, në nisje të protestës së kësaj të mërkure.
“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruhet në postimin e Bashës, ku përcillen edhe pamje drejtpërdrejtë nga protesta e sotme.
Kreu i PD-së ndodhet në Gjermani ditën e sotme, në kuadër të takimeve me zyrtarë të CDU-së dhe PPE-së.

LIVE – Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 3. April 2019

Artikulli paraprakFRPD nis marshimin, mesazhi i të rinjve drejtuar Ramës!
Artikulli tjetërThirrje nga protesta: Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?…