Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi.
Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena.
Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve.
Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!