Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes së madhe: Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të të artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha.

Basha shkruan në mesazhin e ngushëllimit se, zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit të saj nuk do të shuhen kurrë!

Mesazhi i ngushëllimit

Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!

Exit mobile version