Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur shqiptar, Avni Mula.
Në një mesazh në tëitter, Basha shkruan se arti dhe artdashësit humbën artistin e madh dhe kompozitorin që në kohë të errëta la pas një krijimtari të vyer.
‘Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!’