Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Shahin Kadaresë. Përveç se një mjek me kontribute të pashlyera në fushën e tij, doktor Shahini do të mbetet në memorien e Shqipërisë si pjesë e atyre intelektualëve guximtarë që në Dhjetor të vitit 1990 ndryshuan historinë e vendit.
Edhe më ai pas nuk rreshti së qenuri një mendje e ndritur kritike, antikonformist, dhe një profesionist I shkëlqyer në fushën e mjekësisë, duke nderuar emrin e madh të familjes së tij. Identiteti intelektual I Shahin Kadarese është garancia që shoqëria jonë do të ketë fuqi të nxjerrë gjithmonë garantë të vlerave politike, njerëzore, dhe profesionale. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.