Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londo: Humbje e madhe për familjen e tij, kulturën, artin dhe politikën shqiptare

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushellimet per ndarjen nga jeta te shkrimtarit e politikanit Bardhyl Londos. Basha shkruan se largimi i tij është një humbje e madhe jo veç për familjen e tij por dhe për kulturën, artin dhe politikën shqiptare.

Postimi

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim, shkrimtarit, politikanit, frymëzuesit të shumë brezave Bardhyl Londo.

Bardhyl Londo i përket atij brezi intelektualësh shqiptarë që talentin dhe identitetin e tyre kulturor e lidhën fort me fatet e vendit dhe shoqërisë shqiptare.
Poeti i njohur la pas vepra dhe vlera si rrallëkush këto 30 vite në demokraci. Ishte fat për mua ta kisha pranë dhe përgjatë muajve të fundit të shkëmbeja me të ide dhe mendime të një diapazoni të gjerë siç dinte veç ai.
Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm si deputet, antar Kryesie, antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Bardhyl Londo ishte frymëzuesi i madh i ndryshimit në vitin 1990 dhe poezitë e tij për demokracinë ishin refren i shumë shesheve ku u zhvilluan mitingjet e para të Partisë Demokratike.
Ai vazhdoi të ishte krijues i talentuar, intelektual i angazhuar dhe një veprimtar i rëndësishëm i Partisë Demokratike deri në fund të jetës së tij.

Largimi i tij është një humbje e madhe jo veç për familjen e tij por dhe për kulturën, artin dhe politikën shqiptare.
Me ikjen e tij, Shqipëria ka humbur prej qytetarisë dhe urtësisë se tij një zë që dëgjohej me respekt. Familja ka humbur bashkëshortin, babain dhe shtyllën e urtë të saj.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të thella për largimin nga kjo jetë të Bardhyl Londos!
Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Artikulli paraprak“Mos intimidoni”/ Tabaku ne Komisionin Hetimor per inceneratorët: 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera!
Artikulli tjetërBasha me përfaqësues të biznesit durrsak: Luan Hoti një vizion për ti kthyer Durrësin qytetarëve