Thirrja e Bashës: Të gjithë atje me 2 Mars!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje strukturave të partisë që ti bashkohen tubimit të thirrur nga Presidenti i Republikës me 2 mars.

Kryedemokrati përmes një postimi në Facebook, shkruan se duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura.

Ndër të tjera ai ka theksuar se e mbështet tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën

Postimi i plotë

Të nderuar Kryetarë,

Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”:

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Persa i perket kujdo qe ju pyet sigurisht qe te gjithe ne duhet te jemi atje ne mbeshtetje te presidentit, ne mbrojtje te kushtetutes ! Organizim me autobuze apo me makina per arsye financiare nuk do te kete!

Exit mobile version