Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte për një vizitë në Kishën Katolike për të uruar pashkët. Pas vizitës, Basha pati një prononcim për mediat, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për besimtarët e krishterë.
Ai tha se ky kremtim i ringjalljes së Krishtit, të jetë një bekim për vendin tonë, për shqiptarët anëembanë dhe qoftë një reflektim se pas vështrirësive vjen shpresa, se me besim dhe durim, ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur.
“Sot është një ditë e veçantë në radhë të parë për besimtarët e krishterë. Katolik, ortodoks, ungjillor, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ju uroj nga zemra gëzuar Pashkët! Kjo ditë simbol i ringjalljes së Hyut, të Krishtit, e cila ka kaq shumë domethënie për ju të dashur vëllezër dhe motra besimtarë të krishterë, sjelltë paqe në shprirtrat tuaj, mirësi, mbarësi dhe bekimet e Zotit në familjet tuaja. Por së dyti dhe po kaq e rëndësishme uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë, ky kremtim i ringjalljes, të jetë një bekim për vendin tonë, për shoqërinë tonë, për shqiptarët anëembanë, për të gjithë kombin shqiptar. Të jetë një reflektim se pas vështrirësive vjen shpresa, se me besim dhe durim, ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë. Gëzuar!” – tha Basha.