• Basha vijon turin jug-veri në Shijak: Qeveria e ndryshimit u përket të gjithë shqiptarëve.
• Basha vijon turin “9 për Ndryshim”. Nga Shijaku: Mbaroi koha e premtimeve të pambajtura, me lugë bosh nuk ngopet njeri.
Shijaku ishte ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pasi i falënderoi për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, Basha bëri thirrje që mos t’i besoj njeri premtimet e Ramës sepse nuk ngopet njeri me lugën bosh. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se nuk mund t’i hapet dera për herë të tretë një kryeministri që pas 8 vite dështimesh, guxon të bëj fushatë me premtime 3D, sipas tij, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar.
Lulzim Basha: Bashkë për ndryshim! Kjo thirrje dëgjohet nga jugu në veri dhe natyrisht kumton këtu, nga zemra e Shqipërisë, nga Shijaku i demokracisë. Bashkë për ndryshim! Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, disa pika shiu, po dhe rrebesh shiu po të jenë nuk e ka ndalur entuziazmin e Shijakut, e vajzave të reja, e djemve të ri, e gjysheve dhe e gjyshërve, e burrave dhe grave të Shijakut, të cilët i shoh këtu në shesh. Dua t’u them: mirënjohje, faleminderit që jeni forca energjia për besim, për shpresën, për bashkimin, për ndryshimin më 25 prill. Me bereqet është kjo kohë, me bereqet janë këto pika uji që bien në tokën që e keni vaditur me djersë këto 8 vite fermer të Shijakut, por që s’ia keni parë hajrin punës sepse kanë qenë 8 vite renash, premtimesh boshe, mashtrimesh, gjobash, abuzimesh, arrogance dhe tani tallje me ju nga dikush që 8 vite me radhë, nuk u kujtua një ditë.
Edhe në ditën më të vështirë, i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak, njësoj si në Durrës e në gjithë zonat e goditura nga tërmeti, është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Këtu, përveç kësaj, sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota. Mesazhi im i parë nga Shijaku, ju drejtohet atyre, atyre skuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e qytetarëve dhe qytetareve, e fermerëve dhe fermerëve, e rinisë së Shijakut për ndryshim. Ju garantoj të gjithë qytetarëve, pas 25 prillit i pret drejtësia, i pret burgu. Ndërkohë që fondet e tërmetit janë vjedhur dhe janë abuzuar, ndërkohë që familjet shqiptare kaluan të dytin dimër në të ftohtë, sheikët e Edi Ramës dhe ai vetë u shtruan me dreka e darka 1 mijë euro biftekun dhe sot ka guximin të dalë para jush prapë e të premtojë pas 8 vjet premtimesh të pambajtura, pas 8 vitesh dështimesh kur jua la në baltë edhe në ditën më të zezë, ku i la në baltë ata më shumë në nevojë.
Ku e gjen guximin pas 8 vitesh të vijë dhe të kërkojë me lugën bosh përrallat që nuk i ha askush, lugën bosh që nuk ia pranojnë kurrë. Shijaksit, durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës me 25 prill. Sepse një njeri që për 8 vite ma radhë ka patur të gjitha pushtetet dhe nuk u ngop për vete por nuk ndihmoi askënd në nevojë po troket sot në Shijak, po troket sot ne Durrës dhe po kërkon edhe 4 vite të tjera. Edhe 4 vite të tjera do të ishin rrënimi përfundimtar i Shqipërisë, i Durrësit, i Shijakut. Ne nuk do ta pranojmë këtë kurrë, ju nuk do ta pranoni këtë kurrë. Vendimi i shqiptarëve është marrë me 25 prill vota për numrin 9. Vota për ndryshim do të thotë votë për transparencë, vlerësim të drejtë, përshpejtim të kompensimit financiar për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti pa ndarje politike, do të thotë përshpejtim i procesit të rindërtimit të marrë peng nga Edi Rama dhe mafia e tij.
Do të thotë pra përshpejtim dhe nxjerrja e mijëra familjeve që tani kanë humbur edhe strehën mbi kokën e tyre. Duke votuar numrin 9 për ndryshim ne do të bëjmë të mundur që fermerët e kësaj zone pjellore e cila ka të gjitha mundësitë ta kthejë Shijakun në kryeqendrën e panaireve në Tiranë dhe Durrës për vajin e ullirit, për verën, për prodhimet natyrale dhe ato të përpunuara. Kjo qendër fisnikësh që kanë bërë histori në themelimin e kombit shqiptar, në themelimin e shtetit shqiptar ta ngrejë përsëri kokën me krenarinë e punës, të nderit që karakterizon familjarët e Shijakut. Një mesazh të veçantë kam për nënat e Shijakut dhe të gjithë fshatrave përreth, për ato të cilat bëjnë një sakrificë të dyfishtë në përkushtimin e përditshëm në bujqësi, apo në punë, por që e vuajnë papunësinë, apo në përkushtimin ndaj fëmijëve.
Fshijini lotët nga sytë tuaj, fëmijët tuaj nuk do të largohen më nga Shijaku. Rinia e Shijakut do t’i ketë mundësitë për të qëndruar dhe për të punuar këtu, në një vend të bekuar nga zoti sepse qeveria nesër nuk do të jetë më qeveria e një njeriu që premton dhe ju braktis, por do të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve. Edhe atyre që besuan, votuan dhe u zhgënjyen dyfish dhe që sot na bashkohen nga Këneta dhe qyteti i Durrësit, nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim të votojmë me 25 prill numrin 9 sepse vetëm kështu do të marrim frymë lirisht. Nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet duke kërkuar tani që e ka kuptuar që shumica e shqiptarëve duan ndryshim të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë, Edi Rama koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron dot Shqipëria.
25 prilli është dita e ndryshimit. Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, një maratonë të ndryshimit që e ndjej kudo ku shkoj. Ta kthejmë prapë shpresën dhe besimin e nënave tona në votë për numrin 9T’i japim mundësinë fëmijëve tanë, të ardhmes tonë, rinisë tonë dhe mbi të gjithë Shqipërisë tonë që standardet europiane t’i gëzojnë këtu, në Shijak dhe në Durrës dhe së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para do hapim negociatat dhe do çojmë Shqipërinë aty ku u nis, nga sheshet e Shijakut, Kavajës, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës, Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa!
Shqipërinë do ta çojmë anëtare të plotë të Bashkimit Europain! Shqipërisë do t’i hapim negociatat më 25 prill duke votuar numrin 9! Duke votuar për ndryshim numrin 9! Duke votuar për fermerët, mirëqenien subvencionimin e tyre, numrin 9! Duke votuar për t’i dhënë fund mafies së rindërtimit, për dinjitetin, për rindërtimin e shpejtë transparent të strehave të banorëve të Shijakut, të Durrësit dhe të gjithë zonave të dëmtuara nga tërmeti, numrin 9! Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojnë vëllezërit dhe motrat tona, më 25 prill numrin 9!
Numri 9 për ndryshim!
Bashkë për ndryshim!
Shijaku fiton!
Shqipëria fiton!