Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh mirënjohje kongresmenit Eliot Engëll, i cili e mbylli pas 32 vjetësh, karrierën e tij si një anëtar i Kongresit Amerikan me një fjalim lamtumire.
Basha ka shpreh në Twitter mirënjohjen e thellë për mikun tonë të çmuar dhe avokatin e palëkundur, Eliot Engëll.
“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha.