Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, në intervistën për Ora Neës është shprehur se harku opozitar Euroatlantik mirëpret të gjitha forcat e politike të vjetra dhe të reja që mendojnë se largimi i kastës së vjetë politike dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve përmes një alternative për shqiptarët.
Duke e cilësuar si një tango mes kastës së vjetër politike, Basha tha se bashkëpunimi i tyre u pa që nga amnistia që liroi të dënuarit nga GJKKO, mos realizimin e reformës zgjedhore dhe ndryshe nga çfarë thanë, mos ngritjen e një sërë komisionesh hetimore.
Ai më tej tha se e keqja e këtij vendi është Edi Rama, por Edi Rama është aty për një arsye të vetme: për shkak të insistimit të Sali Berishës për të sakrifikuar Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare për hallin e tij personal.
Pjesë nga intervista:
Lulzim Basha: Ekziston një format i cili quhet harku opozitar Euroatlantik dhe ne mirëpresim në këtë format të gjitha forcat politike. Ato që kanë kohë që debutojnë në skenën politike, forca të reja që sapo janë formuar të cilët i bashkon një synim: largimi i kastës së vjetë politike dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve përmes një alternative për shqiptarët, sepse shqiptarët meritojnë më shumë se tangoja e vjetër e 34 viteve të tranzicionit, shqiptarët nuk meritojnë që të zgjatet dhe me 34 vite të tjera ky tranzicion, por meritojnë që të ecin përpara njësoj si Kombet e tjera drejt mirqenies, drejt një ekonomie që garanton vende pune me paga dinjitoze për ta dhe fëmijët e tyre, drejt sigurisë për sot dhe të ardhmen.
Pyetje: Pse përdorni termin tango zoti Basha? Mendoni që ata jënë bashkë, po themi për trekëndëshin e famshëm që i keni etiketuar të tillë ju?
Lulzim Basha: Po ia bën mu’ që janë në tango. Dhe tango ka dhe ato lëvizjet gjoja agresive, por në fakt janë të përqafuar, siç më tha dikush janë bark më bark. Pra, vota për të liruar të korruptuarit e dënuar nga SPAK-u, është një nga aktet më të turpshme në të cilat është i përfshirë një kontigjent i dalë me votën e PD në parlament. Është një krim ndaj demokratëve. Nga njëra anë liruan të korruptuarit, nga ana tjetër mbajnë në ndjekje penale protestuesit demokratët që protestuan kundër korrupsionit. Po kështu reforma zgjedhore, po afron 1 korriku, çfarë kanë bërë? Ku janë listat e hapura? Ku është vota e diasporës? Ku është votimi elektronik, numërimi elektronik? Ku është barazia e votës? Ku janë premtimet për Komisione Hetimore? Për McGonigal? Për çarterin e Edi Ramës?
Pra, qartësisht kanë qenë dhe janë në një tango të përbashkët. Sepse e parë në këtë mënyrë ata duan ta mbajnë Shqipërinë në qerthullin e një sistemi zgjedhor jo përfaqësues i cili ka synim vetëm të përjetësojë apo të mbajë të pandryshuar sundimin e tyre personal. Për këtë arsye ju them se janë në tango dhe interesat i kanë të njëjta. Kanë interesa kundër SPAK, kanë interesa të mbajnë në fuqi pandëshkueshmërinë e tyre, kanë interesa të ruajnë dhe të shtojnë pasuritë e vëna përmes pushtetit të paligjshëm. Padiskutim e keqja e këtij vendi është Edi Rama, por Edi Rama është aty për një arsye të vetme: për shkak të insistimit të Sali Berishës për të sakrifikuar Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare për hallin e tij personal. Në qoftë se ai do të kishte bërë atë që premtoi para 2 vitesh e gjysmë, do të ishte ndarë veç, ta kishte ndjekur veç rrugën e konteksteve gjyqësore apo të gjithanshme për vendimet që ai cilësoi të padrejta, sot PD do të ishte në një pozitë tjetër, qeverisja do të ishte në pozitë tjetër. Por ai ka vendosur ta mbajë peng për sa të mundet opozitarizmin me hallin e tij personal dhe në këtë mënyrë është kthyer në një partner perfekt për tangon që po kërcen me Edi Ramën. Prandaj, kësaj tangoje i duhet dhënë fund. Shqiptarët nuk meritojnë një tango të interesave përsonale të kryeministrit dhe ish kryeministrit me parrullën kush është më pak i korruptuar. Por meritojnë më shumë, meritojnë një alternativë të plotë dhe ne jemi të vendosur ta japim këtë alternativë