Basha: Mjekët folën pa doreza për skemën e manipulimit të së vërtetës! Shqipëria kërkon një shpresë të re

Pas takimit me mjekët, Basha u shkruan se, zëri i mjekëve duhet të jetë i pari që duhet dëgjuar siç është e para dhe e vetmja përpjekja dhe ndihma që mjekët po u japin qytetarëve sot. Shqipëria kërkon një shpresë të re.

“Konsultimi me mjekët ka qenë dhe mbetet një konstante e përpjekjeve që po bëjmë për të gjetur rrugët për tejkalimin e situatës kritike të krijuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i saj. Zëri dhe qëndrimi i mjekëve duhet të jetë i pari që duhet dëgjuar siç është e para dhe e vetmja përpjekja dhe ndihma që mjekët po u japin qytetarëve sot.

Ekspertët e shëndetësisë, me të cilët zhvillova një takim të frytshëm, kërkojnë testimin masiv dhe gjurmimin e kontakteve, rimbursimin e ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale, mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve dhe mbështetjen financiare të tyre. Mjekët folën pa doreza edhe për skemën e manipulimit të të vërtetës me njerëzit që humbin jetën nga COVID.

Edhe sa jetë shqiptarësh duhet të humbim që Edi Rama të ndalë fajësimin dhe përbaltjen e mjekëve dhe të marrë përsipër përgjegjësinë që i ngarkon ligji?

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht pandeminë dhe ringjall ekonominë.

Ne do ta shërojmë Shqipërinë dhe do ta sjellim këtë shpresë të re për vendin”, shprehet Basha.

Exit mobile version