Basha: Modelet e traditës së keqe komuniste vijojnë të dëmtojnë lirinë dhe besimin

Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.

30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/490951719066729

Artikulli paraprakPrezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Vora me qeverisje lokale inekzistente, rindërtimi ka ngecur! Do punoj për qytetarët!
Artikulli tjetërKandidati i PD në Lushnje Indrit Sefa fushatë derë më derë/ Bashkia do të jetë një derë e hapur në shërbim të qytetarëve