Basha: Mosbindja civile nisi sot! Më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje pa opozitën, këtë e di edhe bufi Rama

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Milot, aty ku si në 4 akse të tjera në vend, qytetarët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky është aksioni i tretë i rëndësishëm i opozitës, ndërsa mosbindja civile pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Basha tha se, më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje pa opozitën dhe këtë e di edhe bufi, edhe bufi Rama.

Ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë, ndërsa theksoi se me protestën sot nis edhe mosbindja civile.

“Protestues dinjitoz, gardanë të lirisë dhe demokracisë, misionarë të Shqipërisë Europiane. Ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj monumentale këtë të enjte, këtu në Milot dhe të falenderoj në emrin tuaj të gjithë shqiptarët e ndershëm në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier që nisin sot aktin e mosbindjes civile. Për të çuar deri në fund betejën që kemi nisur e për ta konkretizuar me fitore”, është shprehur Basha.

Gjatë fjalës së tij me protestuesve në Milot, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se, qeveria e Ramës ka rritur papunësinë, duke i shtyrë të rinjtë drejt emigrimit.

Ai shtoi se themeli i të keqes është rënia e demokracisë dhe votës së lirë.

“Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin e tij me kriminelë dhe oligarkë mund të marrë vendime kriminale, të nxjerrë në mes të natës dhe në pikë të mëngjesit foshnjet, të shkatërrojë prona dhe shtëpi me të njëjtën urrejtje si uzutpatorët. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë dhe votës së lirë. Kjo është esennca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk hapen dyert e Europës”, u shpreh kryedemokrati.

Bllokimi po bëhet përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë.

basha bllokim rruge milot 25 prill 19

Artikulli paraprakRevolta/ Protestuesit në Elbasan i vënë flakën disa gomave, bllokohet autostrada me Tiranën
Artikulli tjetërBasha: Sy për sy e dhëmb për dhëmb për demokracinë dhe zgjedhjet e lira!