Basha mund bindshëm Ramën edhe në “shtëpinë” e tij, analisti: U shthur…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, prezantoi planin me 5 pika për rimëkëmbjen e vendit nga pandemia e koronavirusit. Pak më vonë, edhe kryeministri Edi Rama u shfaq me një plan ekonomik përpara medieve.

Diferenca në shikueshmërinë e tyre në rrjetet sociale ishte e dukshme. Basha kishte dyfish më shumë ndjekës. Por edhe në sondazhe, plani i Bashës është më i besueshëm.

“Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha prezantuan programet ekonomike të rimëkëmbjes. Me cilin jeni dakord?”, pyet Top Channel në sondazhin e tyre online.

Fillimisht mbi 74 përqind ishin dakord me Bashën, vetëm 25 përqind me Ramën.

Pasi në sulm u hodh ‘brigada’ e ushtarëve të qeverisë për rrjetet sociale, diferenca u ngushtua disi, por sërish Basha mbeti në avantazh të thellë.

Lidhur me këtë sondazh reagoi edhe analisti Gjergj Erebara.

“Lajmi këtu nuk është që shqiptarët që vizitojnë Top Channel mbështesin Bashën, por që Ramës i është shthurur edhe ushtria e sufllaqexhinjve të Facebook”, shkruan ai.

auto erebara1602088530

Artikulli paraprakAnalisti: Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet, prapa syve e përpara syve! S’kam besim tek Celibashi…
Artikulli tjetërVarhelyi: Po analizojmë vendimin e Kuvendit për “Zgjedhoren”, koalicionet parazgjedhore të mos ndalohen