Kreu i PD Lulzim Basha ka shpërndarë foto nga takimi në Durrës. Në rrjetet sociale shkruan
”Bashkë me kryetarin e ri të Bashkise së Durrësit, Luan Hoti diskutuam me drejtuesit e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit për sfidat dhe potencialet e jashtëzakonshme të këtij qyteti të mrekullueshëm. Dialogu me qytetarët dhe faktorët ekonomikë është modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit, baltosjes dhe gjuhës përçarëse. Kandidati i Partia Demokratike e Shqipërisë për Durrësin është shembulli më i mirë i kësaj kulture politike, që përmes vlerave dhe shpirtit sipërmarrës, do shërbejë me integritet për të garantuar normalitetin e munguar dhe një zhvillim gjithëpërfshirës të qytetit.”