Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka sfiduar ashpër sot, organizatatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, që po heshtin përballë konfliktit të madh që qeveria ka krijuar me banorët e Unazës së Re.
“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare në Shqipëri: Ku jeni, për çfarë paguheni?!
Për çfarë jeni këtu?! Për të bërë pasarela, për të ngrënë e për të pirë? Sa e mirë është vera shqiptare?! Ku jeni?!
Ja ku është “drejtësia shqiptare”! Pse heshtni?! Heshtja ju bën bashkëfajtorë!”, theksoi Basha.
Basha u shpreh se, banorët kanë të drejtë sipas ligjit të legalizimit që të dëmshpërblehen për pronat e tyre pasi ato nuk janë zaptues, por e kanë blerë traullin.
“Norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin, shpronësohesh dhe pastaj të merret prona dhe zhvillohet projekti. Banorët duhet të dëshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer.
E drejta e banesës mbrohet me kushtetutën e Shqipërisë. Banesa është e shenjtë. Së dyti norma juridike e thotë qartë se edhe në ato raste kur je të në proces legalizimi do të shpronsohesh dhe do të marrësh dëmshpërblimin. Në 2015 është ndryshuar ky ligj, por sërish e ndalon kushtetuta, pasi ëhstë një ligj antikushtetues. Nuk mundet që dikush të marrë dëshmnpërblim dhe dikush tjetër jo në të njëjtën situatë. Pasi banorët që janë në të njëjtën gjëndje janë dëmshpërblyer.
Banorët e kanë fituar këtë të drejtë më ligj, për të mos lënë pa përmendur pas këtu dhe mashtrimin e Edi Ramës të kapur në zë dhe figurë. Pretendimi se këtu po zbatohet ligji është i paskrupullt sepse po vidhet hapur nga Edi Rama”, tha Basha.