Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson me bindje se më 25 prill kjo qeveri do të largohet dhe se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijë dhe shpresa për ndryshim, ndërsa ka dënuar deklaratat e kryeministrit Rama. Mes të tjerash ai ka zbardhur detaje nga biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për zhvillimet e fundit në vendin tonë.
MESAZHI I BASHËS
Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë. Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.
Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.