Basha poston videon në Instagram
Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.
Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit.
https://www.instagram.com/p/CXO0C0rNozl/?fbclid=IwAR2uzx7tuC0KjeePPr5aQk2aV2YeCxa73dHdIE27ruez8GaAcRwJQId76Qc